Komponenta e Zhvillimit të Bizneseve

Përmes granteve dhe trajnimeve në mbështetje të bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese me mundësi të mira të qëndrueshmërisë komerciale kjo komponentë do të promovojë vetëpunësimin dhe gjenerimin e të ardhurave veçanërisht në mesin e të rinjve dhe grave si grupe veçanërisht të margjinalizuara. Kjo komponentë gjithashtu do të fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve për sipërmarrësit e rinj në biznes dhe planifikim financiar, marketing dhe shitje, si dhe trajnime specifike të sektorit.

Komponenta e Zhvillimit të bizneseve do të punojë për të lehtësuar lidhjet e biznesit ndërmjet bizneseve të komunitetit shumicë dhe atij pakicë, dhe të konfirmoj prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunave partnere që ato të punojnë në mënyrë më të efikase me sektorin privat.

Disa nga rezultatet kryesore të kësaj komponente do të jenë:

  • Organizimi i ngjarjeve Bizneset-për-Biznese (B2B) dhe panaireve me biznese nga komunitetet shumicë dhe pakicë me qëllim të krijimit të lidhjeve të biznesit.
  • Ofrimi i Programeve të trajnimit në ndërmarrësi dhe zhvillim të bizneseve për të rinj, femra, të kthyer dhe minoritete.
  • Krijimi i vendeve të punës për të rinj, femra, të kthyer dhe minoritete.
  • Mbështetja e bizneseve të vogla me potencial rritje në ndërmarrje të mesme në mënyrë që të ofrojnë më shumë mundësi punësimi.