Ekipi i programit AKT – LS takohet me Komunën e Ranillugut

Më 15 Janar ekipi programit AKT – LS duke përfshirë Udhëheqësin e Komponentës për Angazhim Qytetar/ZShiP, Udhëheqësin e Komponentës për Zhvillim të Bizneseve, Udhëheqësen e Komponentës për Zhvillim të Komunave dhe Inxhinierin teknik patën një takim me Kryetarin e Komunës së Ranillugut z. Gradimir Mikic. Në takim gjithashtu ishin prezent përfaqësuesit e grupit të femrave dhe të rinjve të kësaj Komune.

 

Ky takim ishte një vazhdimësi e takimit të parë në mes të ZShip dhe Kryetarit të kësaj Komune. Komuna dhe përfaqësuesit e grupit të femrave dhe të rinjve në këtë Komunë u njoftuan rreth procesit të vendimmarrjes në përzgjedhjen e projekteve të infrastrukturës, gjithashtu në takim u vendos që të gjitha palët ti paraqesin listat e prioriteteve për projekte të infrastrukturës në zyrat e AKT – LS. Komuna dhe palët tjera të interesit gjithashtu u njoftuan rreth mundësive për mbështetje të bizneseve dhe ngritjes së kapaciteteve që kjo komunë do të ketë në kuadër të këtij programi. 

Koordinatorët rajonal të programit AKT – LS do të jenë në vazhdimësi në kontakt me të gjitha palët e interesit në mënyrë që të listat e prioriteteve të zhvillohen me kohë dhe mënyrën e përcaktuar në takim.