USAID-i lidh partneritet me organizatat e shoqërisë

 

Prishtinë, 30 Shtator – Sot, Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara (USAID) përmes programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore (AKT-LS) finalizoi marrëveshjet me njëmbëdhjetë (11) organizata të shoqërisë civile (OSHC).  Këto organizata të cilat janë me bazë në Kosovë do të zhvillojnë aktivitete për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve shumicë dhe atyre jo-shumicë dhe për ngritjen e efikasitetit të komunave të shënjestruara, duke përfshirë organizimin e ngjarjeve kulturore multietnike, mbështetjen e bizneseve shumicë dhe atyre jo-shumicë përmes asistencës së drejtpërdrejt teknike, si dhe rritjen e komunikimit, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së të rinjëve dhe grave në iniciativa të ndryshme.

Këto aktivitete do të mbulojnë drejtpërdrejt 16 komuna partnere të AKT-LS: Graçanicën, Kllokotin, Parteshin, Ranillugun, Novobërdën, dhe Shtërpcën, Obiliqin, Gjilanin, Istogun, Klinën, Pejën dhe Vushtrrinë, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

OSHC-të përfituese janë: