Takim multietnik në mes të bizneseve në Graçanicë

Prishtinë, 29 shtator 2015 – Programi i USAID-it, Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore i implementuar nga CDF, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizuan ngjarjen, në të cilën u zhvilluan takimet në mes të afro 40 bizneseve pjesëmarrëse, kryesisht të sektorit të ushqimit dhe pijeve. Nga këto takime pritet të rezultojnë ide të mundshme për partneritet si dhe kontrata të reja.

Hapjen e këtij organizimi e bëri Artan Avdiu, Drejtor i Projektit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore.

Në vijim, të pranishmëve i’u drejtua Shefi i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, i cili theksoi misionin e këtij programi drejt nxitjes se komunikimit konstruktiv ndër etnik, përfshirë edhe bashkëpunimin në mes të bizneseve shumicë dhe atyre jo-shumicë. Duke theksuar pjesëmarrjen e disa prej kompanive më të mëdha në vend, z. Hope inkurajoi bizneset e pranishme që të forcojnë më tutje bashkëpunimin nga kontaktet e krijuara gjatë këtyre takimeve, të cilat padyshim që do të kontribuojë në zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit të tyre.

Më tej, të pranishmëve i’u drejtua edhe Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic, Sekretari i Përgjithshëm i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, z. Ardi Shita dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu.

 

Bizneset anëtarë të Odës Amerikane, të cilat morrën pjesë në këto takime ishin: Meridian Corporation, Devolli Corporation, Emona Group, Delfin, Oaza, Toscana & Oxa Group dhe Prince Coffee House.