Tendere

Tender Aktiv

Regjistrohu pėr tė pranuar tė rejat e fundit nga CDF






 
CDF nėnshkroi Memorandumin e Mirėkuptimit me MPMS, MKK dhe ZĒK
ImageMe datën 04.09.2009 në Prishtinë, CDF nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve si dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës lidhur me zbatimin e projektit për ndërtimin e objektit të banimit kolektiv. Projekti rrjedh nga një sërë e iniciativave të Qeverisë së Kosovës për ofrimin e përkrahjes për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë përfshirë këtu edhe të kthyerit në Kosovë dhe do të i adreson nevojat e 14 familjeve. Projekti në fjalë është në kuadër të qëllimit të CDF për krijimin e kushteve për zhvillim të komunitetit përmes ofrimit të shërbimeve cilësore në mbështetje të nismave lokale, si dhe të ngritjes së kapaciteteve dhe të fuqizimit të pjesëmarrjes së tyre në procese zhvillimore.
 
CDF nėnshkruan Memorandum tė Mirėkuptimit me ZVL tė Zyrės sė Kryeministrit tė Kosovės

ImageMë datën 01.09.2009 në Prishtinë, CDF ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Zyrën e Veteranëve të Luftës të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, lidhur me bashkëpunimin për ndërtimin e shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare. Memorandumi në fjalë vjen si rrjedhojë e përzgjedhjes së CDF nga ana e ZKM për partner implementues në projektin e lartpërmendur. Qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i ndihmës dhe përkrahjes nga ana e CDF, në përputhshmëri me projektet zhvillimore të infrastrukturës  dhe zbutjen e varfërisë në Kosovë. Nga përvoja nëntë  vjeçare, CDF ka dëshmuar profesionalizëm në zbatimin  e projekteve të shumta të infrastrukturës, e në veçanti t në ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive, të cilat e arsyetojnë dhe dëshmojnë gatishmërinë dhe profesionalizmin e CDF për zbatimin e mirëfilltë të një projekti të tillë. Projekti në fjalë ka për qëllim ndërtimin e rreth 80 shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare, përfshirë veteranët e luftës.

 
Pėrmirėsimi i Shėrbimeve Sociale nė Nivel Lokal

ImageProjekti “Përmirësimi i Shërbimeve Sociale në Nivel Lokal” i cili është financuar nga SOROS dhe që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal për vlerësim të nevojës për ngritje të kapaciteteve për dy komunat e pilotuara, Gjakovë dhe Shtime. Raporti është prezantuar në tryezën e organizuar me datën 30.06.2009 në Hotel Victory, në Prishtinë.

“Procesi i decentralizimit i obligon komunat në marrje të kompetencave të plota në ofrimin e shërbimeve sociale. CDF ka realizuar projektin me qëllim të disejnimit të një udhërrëfyesi për identifikimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve në nivelin lokal në lëmin e shërbimeve sociale si dhe ka hartuar një sërë rekomandimesh lidhur me hapat që duhet ndërmarrë për komunat në ofrimin efektiv të shërbimeve sociale me procesin e decentralizimit”.

Prezent ishin gazetarët e Kohavision të cilët  intervistuan përfaqësuesit e CDF, e cila u transmetua në të gjitha edicionet e lajmeve në KTV.

Gjithashtu, përfaqësues të CDF-së dhe stafi i projektit janë shfaqur në programin e mëngjesit në KTV një ditë pas publikimit të raportit, i cili program i kishte dedikuar diskutimit të kësaj teme rreth 30 minuta.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin

 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 3 nga 13
© Community Development Fund